Presidenti amerikan Joe Biden tanimë ndodhet në Irlandën e Veriut për të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së të Premtes së Mirë që solli paqen në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar pasi SHBA ndihmuan në negocimin për t’i dhënë fund dhunës sektare dekadash që vrau mijëra njerëz.
Në vizitën e tij të parë presidenciale në Irlandën e Veriut, Biden pritet të inkurajë liderët e vendit që të punonin në politikat tregtare dhe ekonomike universalisht të dobishme kur ai do të flasë të mërkurën në një ngjarje të zhvillimit të biznesit në kampusin e Universitetit Ulster në Belfast.
Por Biden nuk pritej të bënte ndonjë përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize të re politike që ka tronditur marrëveshjen e paqes të së Premtes së Mirë.
Moment UK PM Rishi Sunak greets Joe Biden in Belfast
The US president is beginning a four-day trip to Northern Ireland and the Republic of Irelandhttps://t.co/uzN5dYvmyt pic.twitter.com/0p0f6wk8JL
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) April 11, 2023
Në vend të kësaj, presidenti demokrat do të japë të paktën dy mesazhe, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili po udhëton me Biden.
“Urime për 25 vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë, e cila ka sjellë paqe dhe prosperitet të paprecedentë”, tha Kirby. “Dhe kjo shkon te qëllimi i dytë, i cili është të flasim për rëndësinë e përpjekjes për të punuar në politikat tregtare dhe ekonomike që përfitojnë të gjitha komunitetet, si dhe Shtetet e Bashkuara”.
POTUS Joe Biden waves at crowds gathered at Belfast City Hall here in Northern Ireland as he arrives at the Grand Central Hotel for the night.
🎥 @AodhanRob https://t.co/UpXtCNJtPv pic.twitter.com/qBoHsdD8N9
— Belfast Telegraph (@BelTel) April 11, 2023
Biden fillon aktivitetin e tij në Irlandën e Veriut të mërkurën duke pirë kafe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Para se të flasë në Ulster, ai do të takohet me secilin prej liderëve të pesë partive kryesore politike të Irlandës së Veriut. /Telegrafi/