Telegrafi

Biden largohet pas takimit të nivelit të lartë me Putinin – pritet të pasojnë konferencat për shtyp

Presidenti amerikan, Joe Biden është parë duke u larguar me makinën e tij presidenciale, pas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, takimi i zgjeruar midis presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin dhe delegacioneve të tyre ka përfunduar pak minuta më parë.

Po sipas mediave të huaja, Biden dhe Putin do të mbajnë sot konferenca të veçanta për gazetarë.

Ndryshe, ata janë takuar pak minuta më parë në Gjenevë në vilën La Grange, takimi i parë që kur Biden ushtron funksionin e presidentit.

Për shkak të këtij takimi, është rritur niveli i sigurisë në qytetin zviceran, ku mijëra ushtarë e policë janë angazhuar me qëllim që gjithçka të kalojë pa ndonjë problem. /Telegrafi/