Pas një sulmi me bombë në një autobus në Jerusalem ku të vdekur mbetën 21 persona, ka reaguar zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke e quajtur kryeministrin Benjamin Netanjahu të papërgjegjshëm.
Sipas tij, Netanjahu po e udhëheq vendin në mënyrë të gabuar, transmeton KosovaPress.
Biden kritikoi në mënyrë më të ashpër krerët palestinezë për këtë politikë të gabuar të udhëheqjes.
“Unë besoj që fuqishëm se veprimet e Qeverisë së Izraelit, si legalizimi i postave dhe konfiskimet e tokave janë veprime të gabuara”, tha Biden.
Sulme të tilla Biden i quajti frikacake.
Bombardimi i autobusi tnë Jerusalem, sipas Biden lidhet me sulmet e vazhdueshme terroriste, në të cilat palestinezët kanë në shënjestër izraelitët në Jerusalem.
Ndërsa, Netanyahu në një fjalim pas këtyre bombardimeve ka pohuar se Palestina është në luftë kundër terrorizmit.