Telegrafi

Biden komenton mundësinë e shkarkimit të Faucit nga Trump, thotë se ka “një ide më të mirë”

Donald Trump dhe Joe Biden kanë zhvilluar dy tubime në shtete të forta.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Cleveland, Biden kritikoi Trumpin për sjelljen e idesë së pushimit nga puna të Dr. Anthony Fauci, ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive të qeverisë, mes pandemisë së coronavirusit.

“Natën e kaluar Trump tha se do të pushonte nga puna Dr. Fauci. A nuk është kaq e mrekullueshme?”, ka pyetur Biden me sarkazëm.

“Unë kam një ide më të mirë”, tha i nominuari demokrat. “Më zgjidhni mua dhe unë do ta punësojë Dr. Faucin. Dhe ne do të heqim nga puna Donald Trump”.

Ndërkohë, në tubimin e tij në Karolinën e Veriut, Trump u ankua për numrat e tij në sondazhet e Fox News. /Telegrafi/