Presidenti amerikan Joe Biden për pak qaste diskutoi me gazetarët. Derisa ishte i shoqëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, me të cilin po merrte pjesë në Samitin G20 në Bali, ndodhi një ngjarje e pazakontë.
Biden komentoi muskujt e një kameramani, duke i bërë të qeshin të gjithë që ishin të pranishëm, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në video nuk shihet protagonisti, duket se ai ka bicepsa të mëdhenj që i bën përshtypje presidentit amerikan.
“Kështu është burri me bicepsa të mëdhenj. Shpresoj që jemi në anën e njëjtë”, tha Biden.
Por, erdhi përgjigja e menjëhershme se ai është rus.
“Nuk më bën fare përshtypje. Ka bicepsa të mëdhenj. Në i quajmë revole”, shtoi Biden. /Telegrafi/
"There's a man. I hope we're on the same side."
"Sir… he's Russian."
"I don't care who he is. He's got some real biceps. We call them guns." pic.twitter.com/OKqRRi614b
— Timothy Burke (@bubbaprog) November 16, 2022