Telegrafi

Biden ‘kafshon’ shpatullën e një fëmije ndërsa largohet nga Finlanda

Joe Biden u kap duke dhuruar një shfaqje të pazakontë dashurie ndaj një fëmije të vogël në fund të udhëtimit evropian.

Presidenti amerikan po i thoshte lamtumirë stafit të ambasadës amerikane dhe familjeve të tyre në Aeroportin Ndërkombëtar Helsinki-Vantaan në Finlandë, kur u ndal para një nëne dhe një vajze.

Ai u përkul pranë vajzës së vogël, e veshur me një këmishë rozë dhe në krahët e nënës së saj ndërsa e ‘kafshoi’ disa herë me shaka mbi supin e saj.

Vajza e vogël duke se u bë pak nervoz me 80-vjeçarin ndërsa ai i qëndroi afër dhe bëri fytyra qesharake, raporton nypost.

Në vitin 2019, Biden kishte deklaruar se gjithmonë përpiqej të krijonte një “lidhje njerëzore” kudo që shkonte, por pranoi se ndonjëherë gjestet i bënin njerëzit të mos ndiheshin rehat. /Telegrafi/