Telegrafi

Biden për herë të tretë infektohet me coronavirus

Presidenti amerikan, Joe Biden është infektuar me coronavirus.

Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, gjersa zëdhënësja e tij për media, Karine Jean-Pierre, ka thënë se presidenti amerikan është i vaksinuar dhe po përjeton simptoma të lehta.

Në deklaratë tutje thuhet se ai do të kthehet në Delaware ku do të izolohet dhe do të vazhdojë të kryejë plotësisht të gjitha detyrat e tij gjatë kësaj periudhe.

“Shtëpia e Bardhë do të sigurojë përditësime të rregullta mbi gjendjen e Presidentit ndërsa ai vazhdon të kryejë detyrat e plota gjersa është në izolim”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses.

Se është infektuar me coronavirus, ka shkruar edhe vetë presidenti Biden, i cili tha se ndihet mirë.

“Dola pozitiv për COVID-19 këtë pasdite, por ndihem mirë… Do të izolohem ndërsa shërohem dhe gjatë kësaj kohe do të vazhdoj të punoj për të kryer punën për popullin amerikan”, ka shkruar Biden në X.

Presidenti amerikan është infektuar edhe dy herë tjera me coronavirus në të kaluarën. /Telegrafi/