Veprimi i kandidatit për president të SHBA-ve, Joseph Biden, është bërë viral, pasi gjatë një tubimi në Nevada ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra për t’u kollitur – megjithatë ai ka mbajtur përpara dorën gjatë këtij momenti, shkruan Sky News.
Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse, madje vazhdimisht u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve që edhe ata ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
E videoja e Biden duke u kollitur gjatë fjalimit në Nevada, është shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale. Megjithatë ai më pas sërish e vendosi maskën, por shumë e kanë kritikuar duke thënë se është kundër protokollit që maska duhet mbajtur edhe gjatë kollitjes për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Ka pasur edhe shumë prej atyre që kanë mbrojtur kandidatin Biden, duke thënë se askush nuk ishte afër tij dhe se tubimi ishte organizuar në ambient të hapur, dhe se pjesëmarrësit ishin testuar për COVID-19 për tu siguruar që të mos vie deri te përhapja e coronavirusit. /Telegrafi/
Have a great weekend, everyone! pic.twitter.com/MZTlxASo1x
— Dave Rubin (@RubinReport) October 10, 2020