Site icon Telegrafi

Biden fliste për ligjin e kontrollit të armëve, fjalimin e tij e pengoi babai që humbi të birin gjatë të shtënave në një shkollë

Presidenti amerikan Joe Biden, i tha një burri që humbi të birin gjatë të shtënave në një shkollë në Parkland në vitin 2018, që të ulet derisa ky baba e ndërpreu Bidenin gjatë fjalimit të mbajtur, ku lavdëronte ligjin dypartiak sa i përket kontrollit të armëve.

“Pavarësisht çfarë thuhet, mund të bëjmë përparim të madh dhe të parandalojmë dhunën me armë zjarri”, tha Biden në videon që CSPAN e publikoi në Twitter, transmeton Telegrafi.

Manunel Ooliver, djali i të cilit Joaquin ishte në mesin e 17 të vrarëve në të shtënat masive në Parkland, ku u dëgjua duke bërtitur në prapavijë.

“Uluni. Më dëgjoni çfarë kam për të thënë”, tha Biden, derisa Oliver vazhdoi t’i bërtet presidentit.

Disa çaste më vonë, presidenti shtoi: “më lejoni të përfundojë”, duke bërë të krijohet një situatë paksa e pakëndshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version