Telegrafi

Biden flet pas dënimit të policit Chauvin që shkaktoi vdekjen e Floydt

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden tha se dënimi i ish oficerit të policisë së Minneapolisit, Derek Chauvin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, “mund të jetë një hap i madh përpara” për vendin në luftën kundër racizmit sistemik, por që “nuk është e mjaftueshme”.

“Ne nuk mund të ndalemi këtu”, tha Biden në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë disa orë pas vendimit.

Fjalët e fundit të George Floydt – “Nuk mund të marr frymë” – nuk duhet, siç deklaroi Biden, “të vdesin me të”, raporton cnn.

Lexo po ashtu Polici Derek Chauvin u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd

Ish-oficeri i policisë së Minneapolisit, Derek Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e afro-amerikanit në një çështje që tregoi ndarje racore në Amerikë.

Chauvin u akuzua për vrasje pasi u gjunjëzua në qafën e Floydt për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit në muajin maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/