Telegrafi

Biden falënderon personin e gabuar, e ngatërron liderin e Kamboxhias me atë të Kolumbisë

Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish kryetemë e mediave botërore, me një lëshim të vogël që i ndodhi gjatë Samitit ASEAN, ku mblidhen liderët e kombeve në juglindje të Azisë.

Ai tha se ishte nder i madh për të që në maj të këtij të ishte nikoqir i Samitit në Shtëpinë e Bardhë, dhe se tani ndihet i gëzuar që po i sheh sërish liderët në Kamboxhia, transmeton Telegrafi.

“Pres të shohim progres edhe më të madh në atë që tashmë e kemi ndërtuar. Dua të falënderojë kryeministrin e Kolumbisë dhe lidershipin e ASEAN”, tha Biden.

Megjithatë pasi e kuptoi se e kishte ngatërruar Kolumbinë me Kamboxhian, presidenti amerikan e përmirësoi deklaratën e tij me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Kujtojmë që Samiti i 25-të i ASEAN ku marrin pjesë edhe Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut, filloi të shtunën në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh. /Telegrafi/