Presidenti amerikan, Joe Biden do të lejojë profesionistët e inteligjencës të përcaktojnë nëse paraardhësi i tij mund të marrë njoftime të ndjeshme nëse i kërkon ato, tha Shtëpia e Bardhë.
Sqarimi erdhi pasi Biden tha gjatë një interviste se ish-presidenti, Donald Trump nuk duhet të merrte njoftime të inteligjencës për shkak të “sjelljes së tij të parregullt”.
“Presidenti tha kur u pyet se nuk kishte nevojë që t’i merrte ato dhe iu referua, natyrisht, sjelljes së tij të çrregullt, për të cilën unë mendoj se shumë amerikanë do të bien dakord me të”, tha sekretarja e shtypit, Jen Psaki, raporton cnn.
Ajo tha se një skenar i tillë nuk ishte “aktualisht i zbatueshëm”, duke sugjeruar se Trumpi nuk ka kërkuar ende qasje në materialet e ndjeshme të inteligjencës.
I pyetur gjatë një interviste në CBS nëse Trump duhet ende të marrë informime për inteligjencën, Biden u përgjigj “Unë mendoj se jo”. /Telegrafi/