Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të ketë vetëm gra në ekipin e lartë të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga drejtoresha e komunikimit që i shërbeu atij gjatë fushatës, Kate Bedingfield.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Bedingfield tani do të jetë drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, dhe Jen Psaki do të jetë sekretare e shtypit.
Biden gjithashtu ka në plan të emërojë një grua si drejtoreshë e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit.
Neera Tanden, presidentja dhe shefja ekzekutive e Qendrës për Progresin Amerikan, një kritike liberale, do t’i jepet detyra e mbikëqyrjes së zbatimit të politikave të Biden.
Të tre gratë e lartëcekura janë veterane të administratës së ish-presidentit Barack Obama. Bedingfield kishte shërbyer si drejtoreshë e komunikimit për Biden derisa ky i fundit ishte nënkryetar; Psaki ishte drejtoreshë e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë dhe zëdhënës në departamentin e shtetit; dhe Tanden shërbeu si këshilltare e lartë e sekretares së atëhershme të shëndetit dhe shërbimeve njerëzore, Kathleen Sebelius.
Karine Jean Pierre, do të shërbejë si zëvëndëse sekretare kryesore e shtypit për presidentin e zgjedhur Joe Biden;
Pili Tobar, e cila ishte drejtoreshë komunikimi për koalicionet në fushatën e Biden, do të jetë zëvëndës drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë;
Një tjetër grua që pritet të emërohet në një rol të lartë në administratë është Cecilia Rouse, e cila do të bëhet kryetare e Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë. /Telegrafi/