Ish-nënkryetari Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump një “budalla”, pasi ky i fundit ishte tallur me dukjen e kandidatit demokrat me maskë në fytyrë.
Reporterja e CNN, Dana Bash, intervistoi të martën kandidatin për president nga radhët e Demokratëve, ndërsa ishte ulur 12 metra larg në oborrin e tij. Bash foli përsëri për një postim të Trumpit, ku shfaqej duke u tallur me një foto të Biden, i cili kishte vendosur një maskë: “Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse Trump nuk i pëlqen të veshë një maskë në publik”, transmeton Telegrafi.
“Ai është një budalla, një budalla absolut për të folur në atë mënyrë”, tha Biden për Trump, duke përmendur rekomandimet e ekspertëve të shëndetit publik për të veshur një maskë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Biden i quajti vdekjet nga coronavirusi një “tragjedi”. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin botën si me numrin e të vdekurve ashtu edhe me atë të të infektuarve, me mbi 1.6 milion raste të konfirmuara që nga e marta dhe mbi 100,000 të vdekur deri më tani. /Telegrafi/