Presidenti i zgjedhur, Joe Biden sapo ka mbajtur një takim me anëtarët kryesorë të ekipit të tij ekonomik
Ai me këtë ka nominuar edhe disa persona në pozita kyçe të administratës së re të SHBA-së.
Janet Yellen do të bëhet Sekretare e Thesarit, nëse konfirmohet dhe Neera Tanden do të bëhet Drejtore e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, sipas një njoftimi nga tranzicioni, transmeton Telegrafi.
Yellen, nëse konfirmohet, do të ishte gruaja e parë që do të shërbejë si Sekretare e Thesarit, raporton cnn.
Ata gjithashtu njoftuan se Adewale “Wally” Adeyemo do të jetë zëvendës sekretar i Thesarit, Cecilia Rouse për Kryetare të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë dhe Jared Bernstein dhe Heather Boushey të bëhen anëtarë të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë. Nëse konfirmohet, Adeyemo do të ishte zëvendës sekretari i parë me ngjyrë i Thesarit.
“Ky ekip përbëhet nga nëpunës publik të respektuar dhe të testuar novatorë të cilët do të ndihmojnë komunitetet të goditura më shumë nga COVID-19 dhe të adresojnë pabarazitë strukturore në ekonominë tonë”, shkruan në një deklaratë të ekipit të demokratit. /Telegrafi/