Presidenti amerikan Joe Biden duket se e ka konfirmuar se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2024.
Biden, 80-vjeçar, tha të hënën se ai planifikon të kandidojë për president në vitin 2024, por nuk ishte ende i përgatitur ta shpallte zyrtarisht vendimin e tij, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
“Kam në plan të kandidoj… por nuk jemi ende të përgatitur për ta shpallur kandidaturën”, tha ai në një intervistë për NBC.
Sikurse Biden ashtu edhe zëvendës-presidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku, dhe këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin vendimet përfundimtare për nisjen e fushatës së rizgjedhjes, raportoi NBC.
“Pjesa e vendimit ka mbaruar, por ai nuk ka presion për ta shpallur atë që ai tashmë ka vendosur”, tha një burim për NBC.
Lajmi vjen pas sugjerimeve të shumta nga presidenti Biden se do të konkurrojë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/