Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se duhet pasur kujdes në rolin e investitorëve të huaj që do të kenë në financimin e miliarderit Elon Musk, sa i përket blerjes së Twitterit në vlerë prej 44 miliardë dollarëve.
Biden konsideron se lidhja e Musk me investitorët e huaj duhet kontrolluar me kujdes, transmeton Telegrafi.
Komentet e Bidenit lidhur me Muskun, i bëri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë një konference për media.
Presidenti amerikan është pyetur nëse aksionet e pronarit të Tesla me Arabët lidhur me financimin e blerjes së Twitterit, do të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA.
Musk për blerjen e Twitter mori mbështetje financiare nga Princi saudit, dhe miliarderit Alwaleed bin Talala nga Qatar Holding.
“Bashkëpunimi dhe raportet teknike të Elon Musk me vendet e tjera duhet kontrolluar me kujdes. Nuk po them se ai po bën diqka që kundërligjshme, por duhet kontrolluar”, shtoi Biden.
Musk pjesën më të madhe të blerjes së Twitterit e financoi me pasurinë e tij, por 7.1 miliardë dollarë i siguroi nga investitorët, përfshirë miliarderin Larry Ellison si dhe burime nga jashtë si Princi saudi Alwaleed dhe Qatar Holding, raporton Reuters. /Telegrafi/