Telegrafi

Biden drejtuar Papa Françeskut: Je ‘luftëtari’ më i rëndësishëm i paqes

Gjatë ditës së sotme presidenti amerikan Joe Biden, u takua me Papa Françeskun në Vatikan një takim që thuhet se zgjati diku 90 minuta.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, në videon e publikuar nga ky takim, Biden i dhuroi Papës një monedhë ushtarake dhe e përcolli bisedën edhe me disa shaka.

Pamjet nga Televizioni i Vatikanit treguan Biden, duke ia dorëzuar Papa Françeskut një monedhë të veçantë gjithashtu me një rëndësi të thellë personale: ajo mbante shenjat e Brigadës 261 të Sinjalit, njësinë e Gardës Kombëtare të Delaware, në të cilin djali i tij i ndjerë Beau shërbeu si kapiten.

“Unë e di që djali im do të donte që unë t’ua jepja”, tha Biden. Në vitin 2015, Papa e këshilloi privatisht Biden dhe anëtarët e familjes së tij në muajt pas vdekjes së Beau Biden.

Biden tha se monedhat iu jepen “luftëtarëve dhe udhëheqësve” dhe e quajti Françeskun “luftëtarin më i rëndësishëm për paqen që kishte takuar ndonjëherë”.

Më pas Biden bëri shaka se Papa do t’i duhej t’i blinte atij një pije nëse nuk do ta kishte monedhën herën tjetër që do të takoheshin. /Telegrafi/