Telegrafi

Biden me dozë humori shmang pyetjen për Izraelin: Mund të më pyesni nëse më dilni para veturës

Presidenti amerikan Joe Biden, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë vozitjes testuesve të një veture elektrike gjatë vizitës në fabrikën e Fordit në Dirborn, Michigan, gazetarja e pyeti nëse mund t’i parashtroj një pyetje për Izraelin, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Independent, Biden i është përgjigjur me humor duke i thënë: “Nuk mundeni. Vetëm nëse dilni para veturës kur edhe i jap gaz. Po bëjë shaka”.

Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës kanë filluar nga 10 maji, kurse Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndërprerje të dhunës. /Telegrafi/