Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping shtrënguan duart për herë të parë si liderë në takimin e tyre të parë personal që kur Biden mori detyrën gati dy vjet më parë.
Duke u takuar në margjinat e samitit të liderëve të G20-ës në Bali, Indonezi, të dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh të fortë dhe të gjatë, të dy të buzëqeshur, duke qëndruar përpara një vargu flamujsh të SHBA-së dhe Kinës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata buzëqeshën para kamerave dhe Xi – përmes një përkthyesi – u shfaq duke thënë: “Mirë se ju shoh”.
Pas kësaj, presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping janë ulur në tavolinat e tyre, të rrethuar nga zyrtarë nga secila anë.
Biden dhe Xi të dy nuk mbanin maska, ndryshe nga zyrtarët e tjerë në dhomë.
“Unë jam i përkushtuar të mbaj linjat e komunikimit të hapura mes jush dhe meje personalisht, por qeveritë tona, sepse dy vendet tona kanë aq shumë gjëra sa ne kemi mundësinë të merremi me to”, ka thënë Biden në fjalën hyrëse.
Ndërsa udhëheqësi kinez Xi Jinping tha se bota po i kushton vëmendje takimit të lartë mes tij dhe presidentit amerikan Biden.
“Si udhëheqës të dy vendeve kryesore, ne duhet të përcaktojmë kursin e duhur për marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën. Ne duhet të gjejmë drejtimin e duhur për marrëdhëniet dypalëshe për të ecur përpara dhe ta lartësojmë marrëdhënien”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/