Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping do të takohen javën e ardhshme në zonën e Gjirit të San Franciskos, thanë dy zyrtarë të lartë të administratës.
Takimi i 15 nëntorit do të jetë takimi i tyre i dytë ballë për ballë gjatë presidencës Biden, transmeton Telegrafi.
Palët pritet të diskutojnë për luftën Izrael-Hamas, Tajvanin, luftën në Ukrainë, ndërhyrjet në zgjedhje, dhe çështje të tjera, sipas zyrtarëve amerikanë.
Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan në fillim të këtij viti.
SHBA-ja e akuzoi Kinën se kishte dërguar një tullumbace spiune në hapësirën e saj ajrore. SHBA, e kishte rrëzuar atë në brigjet e Karolinës së Jugut.
Kryeparlamentarja e atëhershme Nancy Pelosi kishte vizituar Tajvanin vitin e kaluar. /Telegrafi/