Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden ndoqën ceremoninë dinjitoze të 13 anëtarëve të marinsave të vrarë në Kabul.
Nga 13 që vdiqën, familjet e 11 anëtarëve të ushtarakëve lejuan mediat të mbulonin transferimet në Bazën Ajrore Dover, raporton cnn.
Biden dhe Zonjës së Parë iu bashkuan zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe administrativë, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Kryetarin e Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, Mark Milley dhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Presidenti gjithashtu u takua me familjet e të vdekurve me dyer të mbyllura gjatë vizitës së tij në bazë.
Ndryshe, në dy sulmet e ndara gjatë ditës së enjte u vranë 13 amerikanë dhe mbi 100 afganë në Kabul. /Telegrafi/
https://twitter.com/AlexCutadean/status/1432034551702884353
WATCH LIVE: President Joe Biden made a solemn trip to Dover Air Force Base early Sunday to mourn with families of 13 service members killed in a suicide blast in Afghanistan https://t.co/93rVH4SLn4
— KMOV (@KMOV) August 29, 2021