Joe Biden ka mbajtur një konferencë të shkurtër për media, lidhur me rolin dhe fuqinë e tij politike në zgjedhjet presidenciale.
Ai iu drejtuar gazetarëve nga teatri Queen në Wilminton të Delaware, nga ku i nominuari nga radhët e Demokratëve i shprehu ngushëllime familjarëve të 240 mijë personave që humbën jetën nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Biden edhe njëherë u bëri thirrje zyrtarëve të komisionit zgjedhor që të numërohet çdo votë që konsiderohet valide.
Biden says he has "no doubt" he and Sen. Harris will be declared the winner, and urges everyone to "stay calm" as all the votes are counted.#election2020 pic.twitter.com/h7jwz02s5S
— The Recount (@therecount) November 5, 2020
“Në Amerikë, vota është e shenjtë. Çdo fletëvotim duhet të numërohet”, ka shtuar Biden.
Ai theksoi se së bashku me Kamala Harris po vazhdojnë “të ndihen shumë mirë” lidhur me rezultatet përfundimtare që pritet të mësohen shumë shpejtë.
“Nuk kemi dyshim se pas përfundimit të numërimit të votave, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues”, ka shtuar Biden. /Telegrafi/