Një copë e vogël që mund të humbasë kur Joe Biden bëhet personi më i vjetër që ka marrë ndonjëherë detyrën e presidencës është viti në të cilin ka lindur (1942).
Kjo e lejon atë të pretendojë një tjetër arritje historike, raporton cnn. Biden është i pari dhe ka të ngjarë të jetë i vetmi president i “Gjeneratës së Heshtur”.
Megjithëse gjeneratat janë një shkencë e pasaktë, Biden është presidenti i parë që ka lindur midis 1928 dhe 1945. Me fjalë të tjera, mjaft i moshuar për të lindur para fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe mjaft i ri sa të mos bëhej pjesë e ushtrisë para se të përfundon lufta.
.@alroker: "It's been 3 hours. How does it feel, Mr. President?"
President Biden: "Feels great." pic.twitter.com/npMNh6axZf
— NBC News (@NBCNews) January 20, 2021
Në të vërtetë, Biden është presidenti i parë që ka lindur para mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në gati 30 vjet. Çdo president duke filluar me Bill Clintonin, është anëtar i brezit Baby Boomer.
Çdo president nga John F. Kennedy te George H.W. Bush lindi midis 1901 dhe 1927 (d.m.th. Brezi i Madh).
Biden pati sukses atje ku anëtarët e tjerë të “Brezit të Heshtur” (p.sh. Michael Dukakis, Walter Mondale dhe John McCain) kishin dështuar para tij. /Telegrafi/