Pretendimet u shfaqën në internet se ueb-faqja për gjurmimin e aeroplanëve Flytradar24, regjistroi mbërritjen e “aeroplanit të ditës së gjykimit” amerikan në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku sot fillon samiti dyditor i NATO-s.
Bëhet fjalë për një Boeing 747-E4B të modifikuar, i njohur si “Nightwish”, për të cilin Business Insider më parë shkruante se kushtonte 223 milionë dollarë, dhe se mund të strehojë deri në 112 persona dhe të fluturojë pa ndalesë për ditë të tëra, pasi mund të marrë karburant në ajër, transmeton Telegrafi.
Flight from Camp Springs to Vilniushttps://t.co/UcN15CTlQ3 ⚠️⚠️🚨⚠️🚨⚠️🚨 the doomsday plane is on its way to the NATO summit look, how close is flying to Kaliningrad wow. pic.twitter.com/zOlDODYqZD
— Shadows (@Shadows653) July 11, 2023
Në rast të një lufte bërthamore, ky aeroplan do të bëhej qendra komanduese nga ku presidenti amerikan Joe Biden do të drejtonte ushtrinë amerikane dhe aeroplani është projektuar për t’i bërë ballë goditjeve termike dhe atomike.
Faqja britanike e internetit UK Defense Journal njoftoi më herët se “aeroplani i ditës së Kiametit” u ul në Mbretërinë e Bashkuar për të shoqëruar Biden, i cili filloi një turne pesëditor evropian atje, të cilin e vazhdoi me mbërritjen e tij në Vilnius për samitin e NATO-s.
E4B 74-0787 “GRIM99” at 25000ft routing to RFA Mildenhall this evening. @scan_sky @TheSnoopySnoop @MrFindYourPlane @MISPhotography_ @UKDefJournal @CNPics @Sx60Contrails @N230WN_ pic.twitter.com/ugEWz7zX1d
— Marine + Air Photography (@scottyc298) July 9, 2023
BBC raporton se sot liderët e Aleancës u mblodhën në kryeqytetin e Lituanisë për një samit kyç dyditor, që mund të përcaktojë drejtimin e luftës në Ukrainë dhe të ardhmen e kësaj aleance ushtarake perëndimore. /Telegrafi/