Ndërsa senatorët po vazhdojnë ditën e tretë të gjykimit për fajësimin e ish-presidentit, Donald Trump, presidenti Joe Biden ka vazhduar të anulojë vendimet e paraardhësit.
Të enjten në mëngjes, Biden informoi Kongresin amerikan se kishte hequr dorë nga urgjenca kombëtare për ndërtimin e kufirit SHBA-Meksikë, e shpallur për herë të parë nga Trumpi në shkurt të 2019. Urdhri u përdor nga Trump për të financuar ndërtimin e pengesave, raporton bbc.
Biden gjithashtu ka njoftuar se nuk do të shpenzohen më dollarë të taksapaguesve amerikanë për ndërtimin e një muri.
“Unë jam duke drejtuar një rishikim të kujdesshëm të të gjitha burimeve të përvetësuara ose të ridrejtuara për atë qëllim”, tha Biden.
Raportet e medias vlerësuan se muri i Trumpit u kushtoi amerikanëve gati 20 milionë dollarë për milje. Në kohën kur Trump u largua nga zyra, rreth 25 miliardë dollarë ishin shpenzuar për ndërtimin e saj. /Telegrafi/