Site icon Telegrafi

Biden ankohet sërish në llogari të Trumpit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden kritikoi administratën e Donald Trumpit për të bërë një tranzicion të qetë të pushtetit.

Ai sërish pohoi se nuk ka çasje në informacionet e duhura, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë rreth pandemisë dhe të fillojë të punoj rreth saj qysh në ditën e parë të punës.

Gjatë një tryeze të rrumbullakët me punëtorët e vijës së frontit, Biden përmendi si një shembull që ekipi i tij nuk i di thellësitë e rezervave të pajisjeve mbrojtëse personale dhe vuri në dukje se ndarja e informacionit është thelbësore për zbatimin dhe shpërndarjen e vaksinave, raporton cnn.

Lexo po ashtu Trump refuzon një tranzicion të qetë të pushtetit te Biden: Çfarë kishte ndodhur në tri raste të tjera të ngjashme në histori të Amerikës

“Së shpejti ne do të mbetemi mbrapa me javë dhe muaj duke mos qenë në gjendje të bashkojmë gjithë iniciativën në lidhje me premtimin e madh që kemi nga dy kompanitë barnave, të cilat kanë gjetur vaksina me efektivitet prej 95 për qind”, tha demokrati.

Ai shtoi se ky është i vetmi ngadalësim që kemi deri më tani në lidhje me pandeminë e coronavirusit.

Ndryshe, Biden deri më tani ka mbi 300 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 230 gjersa fitues shpallet kandidati që siguron 270 vota. /Telegrafi/

Exit mobile version