Në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet në masë të madhe një video, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke e këshilluar një vajzë të re se, kur dhe me kë duhet të lidhet.
Videoja u shpërnda kur Biden në një kolegj në Kaliforni iu afrua një vajze, të cilën e kapi për krah dhe i tha në vesh: “Pa tipa serioz deri të 30-at”, është këshilla që presidenti amerikan thotë se ua ka dhënë edhe vajza dhe mbesave të tij, transmeton Telegrafi.
Siq mund të shihet në video, vajza të cilën Biden i drejtohet është e befasuar, sa që menjëherë i përgjigjet: “Në rregull, do ta kem parasysh”.
Videon e këtij momenti e ka publikuar në rrjetin social Twitter, reporteri Kalen D’Almeida, ku nga ai moment është bërë virale.
Ai madje pretendon se Shërbimi Sekret ka tentuar të parandalojë filmimin e kësaj video. Megjithatë videoja mori mbi pesë milionë shikime.
Ndërkaq kundërshtarët e Bidenit menjëherë reaguan me kritika të ashpra, duke e cilësuar si një deklaratë të “papranueshme”. /Telegrafi/
President Joe Biden grabs a young girl by the shoulder and tells her “no serious guys till your 30” as she looks back appearing uncomfortable, secret service appears to try to stop me from filming it after Biden spoke @ Irvine Valley Community College | @TPUSA @FrontlinesShow pic.twitter.com/BemRybWdBI
— Kalen D’Almeida (@fromkalen) October 15, 2022