Site icon Telegrafi

Biden: Afganët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani, vizitoi Shtëpinë e Bardhë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Biden premtoi mbështetje të vazhdueshme për vendin, edhe pse trupat e SHBA-së dhe NATO-s, pritet të përfundojnë tërheqjen e tyre më 11 shtator.

Kjo vjen pasi luftëtarët islamikë, talibanë, kapën disa rrethe në një ofensivë të fundit.

Më herët gjatë kësaj jave, OKB-ja ngriti alarmin për avantazhet e tyre.

Takimi erdhi një ditë pasi SHBA-ja njoftoi për planet për evakuimin e mijëra afganëve që punuan për ushtrinë amerikane, përpara tërheqjes.

Zyrtarët e SHBA-s dhe NATO-s kanë thënë së fundmi se talibanët deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të zvogëluar dhunën në Afganistan. /Telegrafi/

Exit mobile version