Telegrafi

Biden: Administrata e re do të krijojë 3 milionë vende pune

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, këshilltarët e Presidentit të zgjedhur Barak Obama po e rrisin shifrën për vendet e punës që ata parashikojnë të krijojnë.

Pasi u takua me ekipin ekonomik, zoti Biden tha dje se në SHBA do të shkurtohen një numër më i madh vendesh pune nga sa prisnin ekspertët më parë, prandaj dhe nevojitet një paketë më e madhe stimujsh.

"Përkeqësimi i tregut të punës në vend e ka detyruar presidentin e zgjedhur ta udhëzojë ekipin tonë ekonomik, disa prej të cilëve janë mbledhur sot këtu, për ta rritur shifrën e synuar në planin e stimujve nga 2,5 milionë vende pune në 3 milionë, gjatë dy vjetëve të ardhshëm",  tha ai. /VoA/