Site icon Telegrafi

Biçiklistët nudo “pushtuan” Londrën

Përafërsisht 1000 çiklistë të zhveshur marshuan për më shumë se 10 kilometra, duke kaluar edhe afër Pallatit Buckingham.

Kjo protestë ishte paqësore dhe ishte organizuar kundër kulturës në të cilën krijohet varshmëri nga derivatet dhe makinat dhe për të promovuar transportin alternativ – biçiklizmin.

Kodi i veshjes gjatë garës së sivjetshme ishte “lakuriq me aq sa mundeni” ndërsa nga pjesëmarrësit nuk kërkohej të zhvisheshin lakuriq. /Telegrafi/
 

Exit mobile version