Telegrafi

Biçikliski e quan Izet Mexhitin malok (Foto)

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Biçikliski ka reaguar ashpër kundër deklaratave të Izet Mexhitit sot në Çair ku ai thotë se kryqi në Butel lëndon ndjenjat e qytetarëve musliman në këtë lagje dhe se do të organizohen për protesta, njofton Telegrafi.

”Mexhiti tha dhe mbeti gjallë: është shkelur Badenteri në Butel, por edhe marrëveshja kornizë. ccccc … ah bre ”Malok”, a kishit ju mbledhje në Këshillim e Çairit për të votuar këshillëtarët joshqiptarë? Përse, për shembull, faqja e internetit e Çairit është në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërkaq, kujdes, në gjuhën maqedonase është në përpunim për 9 vite? (Si duket në Çair jetojnë 60% shqiptarë dhe 40% anglez) Përse keni vendosur një ndërtim të egër, gjysmën në Çair e gjysmën në Butel? A e din ”Malok” se në komunën në të cilën ti je prefekt, ka 8 familje të ‘branitellave’ të vrarë në vitin 2001 dhe se i nënçmon e lëndon? A e din ”Malok” se rreth 60% e shqiptarëve në rajon janë katolikë dhe ortodoks, prandaj të pyes se ndjenjat e kujt janë lënduar? Meqë deklaroheni si ”integrista”, a i keni pyetur degët e juaja me të cilat u lavdëruar se jeni parti shumëetnike në Shtip, Dellçevë, Veles, etj, a janë lënduar ndjenjat e tyre me ndërtimin e egër? A është qëndrimi i tyre për kryqin sikur edhe i yti? Dhe për fund, një këshillë e vogël për ty: Përmendore vendoset kur shënohet diçka dhe vendoset në vendin e ngjarjes. Më 2001, aty ku e ke vendosur ndërtimin pa leje, ngjarja më e madhe është kur vonohet 20-shja private.” përfundon Biçikliski./Telegrafi/

Меџити кажа и остана жив :нарушен е бадинтер во бутел и рамковниот догово. Цццццццц …. Абе “Маљук” вие имавте седница…

Posted by Aleksandar Bicikliski on Thursday, March 3, 2016