Frank Dose nga Gjermania, ka ndërtuar biçikletën që peshon një ton, e cila supozohet të jetë më e rënda ndonjëherë.
Por, ai duhet ta ngasë për afro 500 metra, që të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit, transmeton Telegrafi.
Burri 49-vjeçar që jeton në një qytezë në kufi me Danimarkën, e ka ndërtuar vet këtë bishë gjigante, duke shfrytëzuar metal skrapi dhe dy rrotë nga makinat që përdoren në agrikulturë.
Të pranishmit e kanë brohoritur emrin e tij, ndërsa ai qëndronte ulur në një arkë të birrave, që e shfrytëzon në vend të karriges së biçikletës, teksa e prezantonte punimin unik.
Më 3 shtator, Dose pritet të bëjë ngasjen e këtij mjeti, të cilin ka filluar që ta punojë nga muaji mars dhe i ka kushtuara mbi pesëmijë euro.
Kushti që të arrijë rekordin e biçikletës më të rëndë, është që ai të lëvizë distancën e kërkuar.
Deri më tani, këtë rekord e mbanë belgu Jeff Peters, i cili e ka krijuar një biçikletë që peshon 860 kilogramë. /Telegrafi/