Hajni që e gjeti një biçikletë në Stroud të Anglisë, e ka kthyer sërish të nesërmen, bashkë me një shënim ku kërkonte falje.
Në të njëjtën kohë, pretendonte se nuk e vodhi, por vetëm e shfrytëzoi që të mos ecte për afro pesë kilometra në këmbë, transmeton Telegrafi.
“Më vjen keq që ua huazova biçikletën, por ishte ora tre e natës dhe biçikleta më dukej si oazë në shkretëtirë” ka qenë shënimi i kapur për frenat e dorës.
Derisa ka kërkuar falje, ‘çiklisti mirënjohës’ është arsyetuar se biçikleta nuk ishte e mbyllur. Ende nuk dihet se kush e kreu këtë vepër, që e ka kthyer sërish pa ndonjë dëmtim. /Telegrafi/