Site icon Telegrafi

Biçikletë për pastrimin e ujit

“Vozitni biçikletë deri tek lumi, pishina ose ndonjë burim tjetër i ujit, ndërsa këmbët tuaja mjaftojnë për prodhimin e ujit të pijes”, sqaroi Yuichi Katsuura, kryetar i kompanisë e cila ka shpikur këtë biçikletë, gjatë sallonit të të arriturave teknologjike në rajonin Kawasaki të Japonisë.

Shfrytëzuesit duhet që thjeshtë ta vendosin sistemin “Cycloclean” në pjesën e prapme të biçikletës së tyre, ndërsa gypin nga sistemi ta fusin në burimin e ujit, e më pas thjeshtë me lëvizjen e pedaleve uji pompohet dhe pastrohet nëpër tre filtra të lidhur për rrotën e prapme të biçikletës.

Sistemi mund t’i pastrojë deri në pesë litra ujë në minutë. Pompa mund të ngrehë ujin deri në pesë metra thellësi.

Në Japoni ky model i biçikletave shitet për 4850 euro, por kompania ka ndërmend ta ulë çmimin pas një bashkëpunimi me firmat lokale në Bangladesh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version