Site icon Telegrafi

Biçikletë e pazakontë për humbje më të shpejtë të kilogramëve

Kinezi i moshës mesatare në shpikjen e tij ka punuar diç më gjatë se një vit e gjysmë, dhe aktualisht është duke kërkuar një distributor për biçikletën e tij. Goma e përparme është krijuar në formë të pesëkëndëshit, derisa e pasmja ka tri kënde.

Baihua pohon se biçikleta e tij është e dedikuar kryesisht për kënaqësi, mirëpo është edhe po aq ideale për humbje të kilogramëve pasi që për sjelljen e pedaleve duhen shumë më shumë përpjekje sesa tek biçikleta klasike.

“Me këtë biçikletë kam dashur që njerëzve t’u ofrojë një alternativë, sepse bota është mbushur përplot me produkte identike dhe bajate”, ka deklaruar krijuesi i biçikletës së pazakontë.

Gazetari i cili e ka shkruar tregimin për Baihuan ka shtuar se biçikleta nuk është aq vështirë të vozitet sa duket në shikim të parë.

Exit mobile version