Site icon Telegrafi

Biçikletat e krijuara për të lehtësuar qarkullimin përkundër një çmimi simbolik, janë hedhur nëpër rrugë, liqene apo pemë (Foto)

Kompanitë që japin në shfrytëzim biçikleta për 50 peni për orë, janë urdhëruar që të kujdesen dhe t’i mbledhin disa prej atyre që janë hedhur nëpër oborre apo kanale të ndryshme, në mbarë Britaninë e Madhe.

Londra, Mançesteri dhe Birmingemi janë goditur më së keqi prej këtyre biçikletave, që pretendohet se janë miqësore me ambientin dhe lehtësojnë qarkullimin në trafik, transmeton Telegrafi.

Por, shumica e tyre nuk po kthehen nëpër pikat grumbulluese, duke përfunduar të hedhura në prona private, rrugë, liqene apo edhe nëpër pemë.

Kalimtarët dhe pronarët e pronave të ndryshme, po u kërkojnë firmave që të gjejnë një zgjidhje për këto mjete, që po dëmtohen apo thjesht po braktisen, sapo ta kenë kryer shërbimin për klientin.

Imazhet e shpërndara nëpër rrjetet sociale, i shfaqin – ato që i ka quajtur njëri ‘hakmarrje e verdhë’ – duke bllokuar rrugicat, apo të hedhura qëllimisht në mes të shinave. /Telegrafi/

Exit mobile version