X One është biçikleta interaktive, e cila aktivizohet pasi ta ketë identifikuar fytyrën e pronarit dhe ia hapë të dhënat personale
Ka një ekran të ndjeshëm në prekje për GPS dhe matës të shpejtësisë, derisa mund të kontrollohet përmes urdhrave me zë, nëpërmjet një sistemi shumë të avancuar, transmeton Telegrafi.
Sa herë që është në funksion, kjo biçikletë elektrike vetëm sa gjeneron edhe më shumë energji, duke ia mundësuar baterisë të mbushet sa herë që rrotullohet pedali. Me këtë kapacitet, X One mund të udhëtojë deri në 45 kilometra në orë.
Para dhe prapa i ka dritat e fuqishme LED, që ndihmojnë për të parë rrugën gjatë natës dhe drita e kuqe si sinjalizues.
Kjo biçikletë është shumë e përshtatshme për të gjitha terrenet, si dhe për xhiro të zakonshme nëpër hapësirat e banimit. /Telegrafi/