Site icon Telegrafi

Biçikleta elektrike që kushton 4,500 euro

Biçikleta elektrike pa dyshim se po e shijon momentin e saj. Përveç që ofrojnë një mënyrë më të lehtë për të bërë lëvizje në qendrat urbane, motoçiklistët gjithashtu gëzojnë kënaqësinë e shtuar që ata po kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit. 

Kjo biçikletë u ofron përdoruesve të saj një ngasje mjaft të rehatshme, të sigurt dhe ajo që bie në sy është edhe bagazhi i saj i madh i cili është i vendosur në pjesët anësore të rrotës së pasme, transmeton Telegrafi.

Kjo biçikletë është shumë ndryshe nga ato që keni parë deri më tani, si për nga forma ashtu edhe prej bagazhit që e ka, që e bën këtë një biçikletë unike deri më tash. Bagazhi i saj arrin të mbaj peshë deri në 22 kilogramë.

Po ashtu kjo biçikletë është mjaft e sigurt edhe nga hajdutët, sepse atë mund ta bllokoni ose ta siguroni me një pin në ekranin e integruar të saj. Sido që të jetë, kjo nuk e bën atë të paprekshme, por ofron siguri më shumë se biçikletat tjera.

Kjo biçikletë mund të arrijë një shpejtësi deri në 28 km/orë.

Informacion mbi çmimet

Kjo biçikletë është jashtëzakonisht e shtrenjtë. Ajo pritet të kushtojë 4,999 dollarë ose rreth 4,500 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version