Site icon Telegrafi

Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, kushton 2,200 euro – ka një rreze prej 100 kilometrash

Start-upi rumun Diodra ka prezantuar biçikletën e punuar nga druri i bambusit.

Bëhet fjalë për Diodra S3, ku për herë të parë u përdor bambusi në një mjet transporti, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë rumune, kjo biçikletë elektrike (e-bicycle) peshon më pak se 15 kilogramë, që e bën S3-shin dukshëm më të lehtë sesa biçikletat e tjera.

Kjo peshë e vogël është siguruar falë përdorimit të drurit të bambusit, motorit dhe materialit tjetër të integruar në trupin e biçikletës.

Motori elektrik që peshon katër kilogramë ka një fuqi prej 250 vat, dhe mbështet shpejtësinë prej 25 kilometra në orë.

Bateria e motorit ka kapacitet prej 25 amper për orë, ku sipas prodhuesit i mundëson një rreze prej 100 kilometrash.

Për mbushjen e baterisë duhet pritur rreth tre orë e gjysmë, kurse kjo biçikletë nuk është edhe aq e lirë.

Në fillim të shitjes prodhuesi i vendosi një çmim prej 2,900 eurosh por më vonë e uli atë në 2,200. /Telegrafi/

 

Exit mobile version