Me fillimin e vitit të ri shkollor, biblioteka e qytetit të Kumanovës ”Tane Georgievski” ka harxhuar gjithësejt 248.000 denarë apo 4032 euro nga buxheti i saj vjetor për të porositur gjithësejt 1480 tituj të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i bibliotekës së qytetit të Kumanovës për këtë nismë thotë: ”Titujt e rinj i kemi porositur pasi ka filluar viti i ri shkollor dhe e kemi bërë për ripërtritur dhe për të pasuruar fondin e librave të cilët më së shumti lexohen nga lexuesit dhe anëtarët tanë” përfundoi Marjan Petkovski./Telegrafi/