Site icon Telegrafi

Biblioteka e UBT-së, një ndërlidhje mes librit fizik dhe atij elektronik

Të gjithë miqtë e librit, shkencës e dijes, tashmë e kanë një vend gjigant ku mund të studiojnë e gjejnë tituj nga më të ndryshmit që biblioteka e UBT-së i posedon.

Biblioteka e UBT-së ka bërë gërshetimin e librit dhe teknologjisë, duke u ofruar studentëve dhe lexuesve një vend unik, me hapësira të veçanta për lexim, për të studiuar dhe hulumtuar çështje të ndryshme të shkencës.

Biblioteka e UBT-së ofron një ambient të këndshëm për të lexuar, me më shumë se 250 mijë libra fizik dhe 52 mijë tituj në dispozicion. Ky ambient i veçantë i institucionit përmban tituj nga të gjitha drejtimet të cilat i ofron UBT, duke përfshirë këtu edhe enciklopedi dhe fjalorë të ndryshëm. Librat të cilat gjenden në bibliotekën universitare të UBT-së janë në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe në atë serbe.

Përpos kësaj, për të gjithë studentët e rinj dhe ambicioz që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre, UBT ka bërë digjitalizimin e bibliotekës, duke e shndërruar në bibliotekë elektronike, duke u anëtarësuar në tri bibliotekat më të njohura elektronike, përfshirë EBSCO-n, SAGE Journals dhe J-Store.

Biblioteka gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan.

Exit mobile version