Site icon Telegrafi

Biblioteka e Kongresit poston fotografinë zyrtare të presidentit Trump gjatë inaugurimit, por brenda saj gjendet një gabim (Foto)

Biblioteka e Kongresit është detyruar të tërheq fotografinë zyrtare të Donald Trumpit gjatë inaugurimit, për shkak të një gabimi gramatikor.

Në poster figuronte një thënie e Trumpit: “No dream is too big, no challenge is to great. Nothing we want for the future is beyond our reach” që në gjuhën shqipe do të thotë “Asnjë ëndërr nuk është e madhe, asnjë sfidë nuk është e madhe”.

Por ky gabim është vërejtur shumë shpejt nga përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale, të cilët reaguan menjëherë.

Ky gabim detyroi edhe arkivin e Kongresit ta tërheq fotografinë, edhe pse të gjithë kanë qasje në arkivin e kësaj faqe dhe mund ta shohin gabimin që është lëshuar pa dashje. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version