Telegrafi

“Bibla e Mëkatarëve” që urdhëron njerëzit të kryejnë tradhti bashkëshortore

Bibla e vjetër 400 vjet, e njohur si ‘Bibla e Mëkatarëve’ apo ‘Bibla Keqbërëse’ ka një Urdhëresë të turpshme në ‘Urdhëresën e Shtatë’ që thotë: “Ju duhet ta shkelni besnikërinë bashkëshortore”.

Teksti i prodhuar nga shkruesit mbretëror Robert Barker dhe Martin Lucas në vitin 1631, pritet të shitet për 15 mijë funte, transmeton lajmi.net.

Thuhet se pasi ishte zbuluar, ky version i Biblës ishte riprodhuar në 1,000 kopje dhe ishte shpërndarë në Britani. Mbreti Charles i urdhëroi që kopjet të tërhiqen dhe të digjen, por një pjesë e vogël e tyre siç duket mbijetoi.