Peja e nisi mirë çerekun e parë dhe ia arriti të dilte në epërsi disa herë, mirëpo filluan të bëjnë disa gabime dhe çerekun e përmbyllën me dy pikë disavantazh, 26-24.
Ndërsa, në çerekun e dytë skuadra kosovare falë paraqitjes së mirë të qendrës amerikane, George Oduwufa, e gjithashtu me ndihëm e Frederick House e Vedran Morovic, arritën që ta përfundojnë pjesën e parë me dy pikë epërsi, 42-44.
Çereku i tretë ishte pak a shumë sikur i pari, me pejanët që bënin disa lëshime në mbrojtje duke i dhënë mundësi kundërshtarëve maqedonas të shënonin pikë të lehta, me ç ‘rast edhe dolën përsëri në disavantazh, 66-60.
Lëshimet që i bënë në çerekun e tretë iu dhanë përparësi dhe shtytje psikologjike maqedonasve që ta çojnë ndeshjen deri në fund dhe ta fitojnë ndeshjen, me rezultat të ngushtë, 84-79.
Kjo ishte ndeshja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike, por edhe pse nuk fituan ata dëshmuan lojë shumë të fortë dhe duhet të jenë krenarë me paraqitjen e tyre. /Telegrafi/
Koshashënuesit më të mirë të KK Kozuv: | ||
1 | D. Karadjovski | 18 pikë |
2 | S. Bozovic | 17 pikë |
3 | M. Pekovic | 16 pikë |
4 | A. Dufault | 12 pikë |
Koshashënuesit më të mirë të KB Peja: | ||
1 | F. House | 20 pikë |
2 | G. Oduwufa | 15 pikë |
3 | V. Morovic | 13 pikë |
4 | G. Shima | 9 pikë |
/Telegrafi/