Site icon Telegrafi

BIA-s serbe ia bllokon llogarinë, reagon Rada Trajkoviq: Kështu punon sot Serbia

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi i është bllokuar llogaria bankare.

Në një postim në rrjetin social X, Trajkoviq tha se ardhurat i janë bllokuar nga ekzekutori dhe sipas ankesës së punonjësit të BIA-s i cili është nga Kosova.

“Të ardhurat e mia janë bllokuar nga ekzekutori Darko Çolareviq pas një padie të ngritur nga një zyrtar i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiq, e i cili nuk më është dorëzuar kurrë dhe është vendosur në favor të Dimiqit pa dijeninë time për rastin. Kështu punon sot Serbia”, ka thënë Trajkoviq.

“Zyrtari i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiq, tashmë më ka ngarkuar 5630 euro në këtë bazë (jo)ligjore, dhe ekzekutori i tij Çolareviq tani kërkon 716  euro shtesë për menaxhimin e suksesshëm të procesit. Me fjalë të tjera, unë po e paguaj atë për të kryer ‘drejtësi’ të çuditshme kundër meje”, ka përfunduar Trajkoviq.

Bojan Dimiq, i dekoruar nga preisdenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kishte ngritur padi ndaj Rada Trajkoviqit, politikanes serbe nga Kosova, me ç’rast asaj i është ndalur pensioni nga shteti i Serbisë.

Ekspertët e sigurisë: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Ekspertët e sigurisë: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të Kosovës

Armiqësia e tyre është e vjetër, porse ajo është rritur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në vitin 2018 në Mitrovicë.

Rada Trajkoviq, kishte deklaruar për median “Nova” se, Oliver Ivanoviq, kishte kërkuar ndihmën e Dimiçit, pak para se të vritej dhe se ky ishte njëri nga kontaktet e fundit të të ndjerit me aparatin e sigurisë në Beograd.

Bojan Dimiq, akuzohet se është njeri i lidhur me mafien dhe rusët në Serbi.

Madje, në procesin gjyqësor kundër Trajkoviqit, Dimiqin e përfaqëson avokati Goran Petronijeviq, i cili është një nga serbët më prorusë në Serbi dhe kreu i “Misionit Humanitar Rus”.

Bojan Dimiq, është njëri nga udhëheqësit e lartë të shërbimit të fshehtë serb BIA.

Ka jetuar në Prishtinë një kohë të gjatë, kurse që pas vitit 1999, ka shkuar në Beograd ku ka vazhduar karrierën si nëj serb i priveligjuar i regjimit të Slobodan Milosheviqit. Telegrafi/

Exit mobile version