Telegrafi

Bhad Bhabie zbulon se ajo ka fituar 57 milionë dollarë në OnlyFans, që kur u bashkua me faqen për të rritur në 2021

Danielle Peskowitz Bregoli e njohur si Bhad Babie ka fituar para që kur iu bashkua OnlyFans në vitin 2021, duke zbuluar të ardhurat e saj masive gjatë fundjavës.

21-vjeçarja, e cila u bë e famshme për herë të parë në moshën 13-vjeçare në 2016-ën gjatë një paraqitjeje në Dr. Phil, tregoi në Instagram gjatë fundjavës se ka fituar mbi 57 milionë dollarë (52 milionë euro).

Ajo ndau një grafik në historinë e saj në Instagram gjatë fundjavës, e cila zbuloi se fitimet ishin nga 1 prilli 2021, vetëm gjashtë ditë pasi ajo mbushi 18 vjet dhe iu bashkua faqes, deri më 11 korrik 2024, shkruan DailyMail.

Grafiku gjithashtu tregon se si ajo i fitoi paratë e saj, kryesisht përmes tarifave të abonimit, aktualisht 23,99 dollarë në muaj dhe mesazheve nga fansat, të cilat krijuesit mund t’i paguajnë deri në 50 dollarë për mesazh.

Personaliteti i internetit dhe reperja, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë në mars – në fakt bëri shumë më tepër përmes mesazheve sesa abonimeve. /Telegrafi/