Telegrafi

BFI organizoi manifestimin tradicional “Bakllava e Bajramit”

Në organizim të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), sot në Shkup u mbajt takimi solemn tradicional “Bakllava e Bajramit”, i cili ka për qëllim të sjellë së bashku përfaqësues të partive politike dhe të korit diplomatik, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në fjalën e tij theksoi se kjo ngjarje është bërë një traditë që është një mundësi e mirë për t’u takuar.

“Më lejoni që t’u shpreh falënderimet e mia të përzemërta në këtë ditë gëzimi, ku ne jemi duke e festuar festën e madhe islame, Fitër Bajramin. Padyshim, ky takim i yni, që ne po e quajmë Bakllava e Bajramit, tashmë është bërë traditë, dhe me siguri do të mbetet tradicionale edhe në të ardhmen. Unë them le ta konsiderojmë edhe si një rast të mirë për t’u takuar kështu në këtë formë subjekte të ndryshme, qofshin ato fetare, kulturore, akademike, politike dhe të korit diplomatik që gjenden këtu në republikën tonë”, tha kreu i BFI-së, Rexhepi.

Duke ua uruar Fitër Bajramin pjesëtarëve të fesë islame, Rexhepi uroi gëzime, mirëqenie, paqe, dashuri dhe mbarësi.

Në manifestimin “Bakllava e Bajramit”, që organizohet nga BFI, i pranishëm ishte Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, zyrtarë të lartë dhe një pjesë e korit diplomatik