Edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka shprehur ngushëllime deri tek ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer duke thënë se ky akt turpëron botën, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky veprim makabër, na ka prekur thellë në shpirt edhe ne, popullin shqiptar por dhe mbarë myslimanët si dhe qytetarët e Maqedonisë. Në këto çaste të rënda dhe të tmerrshme për popullin francez dhe për Qeverinë tuaj, ne do të lutemi që ta tejkaloni sa më lehtë këtë dhembje të trishtë. Ju lutemi që popullit francez dhe Qeverisë së Francës t’ia përcillni ngushëllimet tona më të përzemërta. Zoti ua shtoftë durimin familjarëve që humbën të dashurit e tyre kurse të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.” thuhet në ngushëllimin e drejtuar nga BFI drejtuar mbasadores së Francës në Maqedoni, Laurence Auer./Telegrafi/