Telegrafi

Bezos tregon se si është ndjenja e udhëtimit në hapësirë ku graviteti është zero

Miliarderi Jeff Bezos tha se ndjesia e fluturimit në hapësirë ku graviteti është zero ishte si ‘rikthimi në mitër’.

Bezos udhëtoi në hapësirë për pak minuta në korrik të vitit 2021 si pjesë e udhëtimit të parë hapësinor me pasagjerë me kapsulën e Blue Origin, transmeton Telegrafi.

Ai këtë udhëtim disa-minutësh në hapësirë e kishte bërë së bashku me vëllain e tij Mark dhe dy pasagjerë të tjerë.

Së fundmi ishte ftuar në podcastin e Lex Fridman, i cili foli për këtë eksperiencë interesante dhe gjithashtu tregoi se si ishte ndjenja të udhëtoje në hapësirë.

“Do t’ju them diçka shumë interesante: graviteti zero dukej si diçka shumë e natyrshme. Nuk e di, ndoshta sepse dukej sikurse kthimi në mitër”, tha ai në podcast.

Lexo po ashtu Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë sot në hapësirë

Më pas Fridman ia ktheu në formë qesharake gjatë bisedës duke i thënë se Bezos “konfirmoi se ishte alien”. /Telegrafi/